image Ngjarje e rëndë në Kroaci: Dy trena përplasen mes vete, raportohet për të paktën tre të vdekur dhe shumë të lënduar

Rajon

Ngjarje e rëndë në Kroaci: Dy trena përplasen mes vete, raportohet për të paktën tre të vdekur dhe shumë të lënduar

news image

Një tren mallrash dhe udhëtarësh u përplasën në afërsi të Novskës së Kroacisë. Dyshohet se ka shumë të lënduar, shkruan index.hr.

Siç mëson jozyrtarisht mediumi kroat, treni i pasagjerëve ka kaluar në semafor të kuq dhe ka goditur një tren mallrash, i cili ishte i ndalur.

Sipas informacioneve të para, kanë mbetur të vdekur makinisti dhe konduktori.

“Rreth orës 21:35 është marrë njoftim se një tren pasagjerësh ka goditur një tren mallrash të ndalur në qytetin e Rajiqit. Të gjitha shërbimet emergjente janë në terren dhe po u ndihmojnë të lënduarve”, njofton media kroate, Index.hr.

Ndryshe, kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq raportohet se ka dalë në vendin e ngjarjes pasi ka marrë informatën rreth aksidentit mes dy trenave. 

/GazetaSinjali/