image Përpjekjet për formimin e qeverisë, Albin Kurti e mbledh Këshillin e Përgjithshëm të LVV-së

Kosovë

Koalicioni/ Përpjekjet për formimin e qeverisë, Albin Kurti e mbledh Këshillin e Përgjithshëm të LVV-së

news image

Lëvizja Vetëvendosje sot do ta mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Pas zhvillimeve të fundit në vend dhe përpjekjeve dramatike për ta formuar qeverinë e re, kryetari i LVV-së, Albin Kurti, do të kërkojë këshilla nga anëtarët e partisë së tij në mbledhjen e cila do të mbahet nga ora 12:00 në hotelin “Grand”, raporton Gazeta Sinjali.

Pjesa e parë e mbledhjes do të jetë e hapur për media.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, pritet që përmes mediave t’u drejtohet qytetarëve me një fjalim. /Gazeta Sinjali/