Të mërkurën do të mbahet seanca për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo seancë është thirrur nga kryetari i ri, Përparim Rama dhe do të fillojë nga ora 10:00.
Lajmin e konfirmoi edhe nënkryetari i komunës, Alban Zogaj, i cili tha se LDK i ka numrat për ta zgjedhur atë.
Mirëpo Zogaj tha se ene nuk mund ta bëjë publik emrin e kandidatit për kryesues.
“Më 5 janar në ora 10:00 është thirrur kjo seancë. LDK-ja i ka votat për ta zgjedhur kryesuesin. Nuk mund të themi se kush do të jetë sepse është ende herët”, tha ai për klankosoën.
Në rast se nuk arrihet të zgjedhjet do të shkohet në zgjedhje për Asamblenë Komunale.