Një javë pasi që njoftoi se është infektuar me COVID-19, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është rikthyer në zyrën e tij, për të vazhduar punën, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai ka bërë të ditur se ka rezultuar negativ në disa nga testet që i ka bërë.
“Mirëmëngjesi prej zyrës së Komunës! Mbasi kam rezultuar negativ disa herë, sot, puna po vazhdon prej zyrës. Ju falënderoj për kujdesin që treguat gjatë ditëve të izolimit”, ka shkruar Rama./GazetaSinjali/