Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, tha se është koha që t’i përvishet punës në kryeqytet, shkruan Gazeta Sinjali.
Detyrën e të parit të kryeqytetit, Rama e cilësoi si një përgjegjësi të jashtëzakonshme, duke i falënderuar qytetarët për besimin e dhënë.
“Në këtë seancë inauguruese të Kuvendit Komunal të Prishtinës, dhashë betimin si Kryetar i Komunës, i zgjedhur nga ju, besim i cili më jep përgjegjësi të jashtëzakonshme, por edhe nderin më të madh e më të përgjegjshëm të jetës sime.”
“Tash është koha t’u përvishemi punëve! Ju faleminderit të gjithëve për urimet e shumta që kam pranuar këto ditë”./GazetaSinjali/