Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për raportet e tij me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Rama tha se ka pasur miqësi me kryeministrin, i cili madje kishte festuar ditëlindjen e tij në shtëpinë e kryetarit të Prishtinës, në Londër.
“Edhe Albini ka qenë në shtëpinë time, ka festuar ditëlindjen, kemi kontakte, mendoj që ka me qenë një bashkëpunim i mirëfilltë. Kurti është kryeministër unë jam kryetar i komunës, dhe duhet të bashkëpunojmë për të mirën e popullit. Ai mendon për të mirën e popullit, edhe unë mendoj po ashtu. Nuk mendoj që ka me mungu bashkëpunimi mes neve”, deklaroi ai në kanal 10.
Rama u zgjodh kryetar i Prishtinës në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 14 nëntor dhe ende nuk e ka pranuar zyrtarisht këtë detyrë./GazetaSinjali/