Mbrojtësi i njohur kosovar, Përparim Islami, ka njoftuar se ka ndarë rrugët me skuadrën e Feronikelit, shkruan Sinjali Sport.
Islami përmes rrjetit social “Facebook” ka bërë të ditur lajmin për largimin e tij.
Islami ka falënderuar drejtuesit e klubit në krye me presidentin, Naser Ramajn, qytetin dhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin.
Përparim Islami ishte pjesë e “Industrialistëve” për tri vite dhe gjatë viteve sa ka djersitur fanellën e skuadrës nga “Rexhep Rexhepi” fitoi gjithë trofetë e mundshëm.
Ndryshe, Feronikeli mbylli edicionin 2020/2021 në pozitën e 6-të me 42 pikë dhe siguroi mbijetesën tek në xhiron e fundit. /Gazeta Sinjali Sporti/