image Përmirësohet gjendja në Infektivë, lirohen disa reparte

Shëndetësi

Përmirësohet gjendja në Infektivë, lirohen disa reparte

news image

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gradualisht po i rikthehet normalitetit.

Sipas ShSKUK-së, me përmirësimin e situatës janë liruar disa reparte dhe janë krijuar mundësitë për pranimin edhe të pacientëve me sëmundje tjera infektive.

“Kjo klinikë po shënon numrin më të vogël të pacientëve të hospitalizuar me COVID, që nga fillimi i valës së fundit të Pandemisë COVID 19”, shkruan ShSKUK. /Gazeta Sinjali/