image Përmes sistemit të ri eliminohen letrat gjatë regjistrimit të automjeteve

Sociale

Përmes sistemit të ri eliminohen letrat gjatë regjistrimit të automjeteve

news image

Përmes sistemit të ri INSUREX ka filluar eliminimi i letrave gjatë regjistrimit të automjeteve. Në një të ardhme shumë të shpejt synohet eliminimi në tersi i letrave gjatë procesit të regjistrimit, apo edhe vazhdimit të regjistrimit të automjeteve.

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit z.Sami Mazreku ka bërë të ditur se deri më tash 8 institucione financiare janë ndërlidhur me sistemin INSUREX, ku në kohe konfirmohet pagesa e policës së sigurimit.”

“Deri më tash tetë institucione financiare janë ndërlidhur me sistemin tonë INSUREX. Në momentin kur bëhet pagesa kompania në kohe reale e konfirmon pagesën dhe në këtë forme eliminohet letra si konfirmin i pagesës. Besojmë se shumë shpejt i teri procesi i regjistrimit të një automjeteve do të behët online pa asnjë letër” ka thënë drejtori i BKS-së z.Sami Mazreku.

Më tutje Mazreku ka treguar se nga 4 janari i vitit 2023 kur nis puna e Institucioneve do të kërkojmë nga ARC-ja që gjatë regjistrimit të veturës, apo edhe vazhdimit të regjistrimit të eliminohet polica e shtypur e sigurimit si dhe konfirmimi i pagesës, pasi që sipas tij të gjitha këto janë të lidhura me sistemin shumë të avancuar INSUREX.

Për ketë arritje drejtori Mazreku thotë se një falënderim i veçantë shkon për Bankën Qendrore të Kosovës, por edhe drejtoret e kompanive të sigurimeve të cilët në vazhdimësi kanë treguar bashkëpunim për modernizim dhe avancim të sistemit.

Më tutje Mazreku falënderon Institucionet Financiare që janë bërë pjesë e sistemit si dhe ato që janë në përgatitje për tu bërë pjesë e këtij sistemi

Përndryshe deri më tash Institucionet që janë ndërlidhur me sistemin INSUREX janë: IFJB “Capital”, Vllesa – CO, Unioni Financiar, IFJB Posta e Kosovës, IFJB FINSER, Banka Ekonomike, IBAS.

/GazetaSinjali/