image Përmbytjet në Vlorë/ Evakuohen dhjetë familje

Shqipëri

Përmbytjet në Vlorë/ Evakuohen dhjetë familje

news image

Situata në Mifol gjatë natës ka qenë e vështirë kur niveli i Vjosës shkoi deri në 7.50m, shkruan Gazeta Sinjali.

Me ndryshimin e drejtimit të erës nga jugperëndimi në veriperëndim ka pasur një tërheqje më të mirë të shkarkimit të Vjosës në det dhe niveli aktual është 7 metra.

Nga llogaritjet paraprake te niveleve në tri pikat e matjeve të nivelit në Përmet, Memaliaj dhe Mifol pritet që niveli deri në orën 14:00 të shkojë deri në 6 metra, shkruan tch.

Gjatë natës ka pasur evakuime të 10 familjeve për shkak të prurjeve të shumta që ka pasur Vjosa, ndërkohë një biznes është përmbytur duke i shkaktuar dëme të shumta, po ashtu dhe tokat anës lumit janë nën pushtetin e ujit.

/Gazeta Sinjali/