Gjatë ditës së sotme vërshimet kanë shkaktuar probleme të mëdha te qytetarët në shumë lokacione të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Në komunën e Gjilanit, si pasojë e vërshimeve është pamundësuar lëvizja e lirshme e shumë qytetarëve.
Por, në disa fotografi të publikuara shihet teksa një ushtar i KFOR-it, kishte kapur në krahët e tij, dy fëmijë dhe po i ndihmonte ata ta kalojnë rrugën e përmbytur. /Gazeta Sinjali/