Ky është momenti i pabesueshëm kur uji “gllabëroi” një shtëpi. Pamjet u regjistruan në Indi, në shtetin e Kerala, aty ku përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendura u kanë marrë jetën të paktën 26 personave.
Në mesin e viktimave janë edhe 5 fëmijë. Shumë njerëz rezultojnë të zhdukur dhe numri i viktimave mund të rritet.
Janë të shumta shtëpitë që rrjedha e lumenjve të dalë nga shtrati, i mori me vete. Kottayam dhe Idukki janë dy prej rajoneve më të prekura në shtetin e Kerala, ku shiu i dendur që ra për disa ditë më radhë shkaktoi rrëshqitje vdekjeprurëse të tokës.
Lumenjtë e fryrë morën po ashtu para shumë ura që lidhnin fshatrat. Gjatë kësaj të hëne, autoritetet hapën disa diga nëpër shtetin e Kerala me qëllim që të ulnin rrezikun nga përmbytjet./Gazeta Sinjali/