image Përmbytje fatale në Afrikën jugore, humbin jetën mbi 260 persona

Botë

Botë/ Përmbytje fatale në Afrikën jugore, humbin jetën mbi 260 persona

news image

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë ditët e fundit iu kanë marrë jetën më shumë se 260 personave në pjesën lindore të Afrikës.

Kenia raportohet të jetë shteti më i goditur nga përmbytjet ku autoritetet raportojmë më shumë se 190 viktima. Më pas renditet Ruanda me 55 viktima dhe Somalia me 16. Në Uganda niveli i lartë i ujit ka bllokuar më shumë se 200 pacientë në një spital.

Autoritetet në Kenia iu kanë bërë thirrje banorëve të prekur nga përmbytjet që të largohen nga zonat që janë rrezik i mundshëm. Uji gjithashtu ka dëmtuar më shumë se 8000 hektarë me të mbjella, gjë kjo që mund të ndikojë dhe në furnizimin me ushqime të këtyre banorëve.

Meteorologët bëjnë me dije se këto shira të dendura janë të pazakonshme për stinën dhe parashikojnë se ato do të zgjasin deri në fund të muajit maj. /Gazeta Sinjali/