image Përmbyten varrezat e fshatit Pestovë të Vushtrrisë

Sociale

Përmbyten varrezat e fshatit Pestovë të Vushtrrisë

news image

Shiu dhe vërshimet nuk i kursyen as varrezat e fshatit Pestovë të Vushtrrisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Përveç dëmeve të tjera në bujqësi dhe në prona private, uji i akumuluar nga reshjet e fundit atmosferike, të cilat po vazhdojnë që disa ditë, ka përmbytur edhe varrezat e këtij fshati.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka njoftuar qytetarët e kësaj komune se për shkak të rrezikut nga vërshimet nga Lumi Silnica, ka marrë vendim të shpallë gjendje të emergjencës civile në Vushtrri.

Pestova, madje as Vushtrria, nuk janë vendet e vetme të goditura nga vërshimet. Gazeta Sinjali ka raportuar gjatë këtyre ditëve për dëmtimin e rrugëve, urave, pronave private, si pasojë e tyre.

Për të menaxhuar këtë situatë të krijuar nga vërshimet në terren kanë dalë edhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kovës.

Ndërkaq, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, premtoi se do të krijohet një fond emergjent për t’i kompensuar të dëmtuarit nga këto vërshime./Gazeta Sinjali/