Gjatë natës, reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Durrësit.
Në disa zona uji, ka dalë mbi rrugë, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve.
Në zonën e ish-kenetës banorët raportojnë prezencë uji rreth banesave, për shkak të bllokimit të kolektorëve.
Reshjet e dendura të shiut që shoqëruan rajonin e Lezhës mbrëmjen e së enjtes krijuan probleme në disa zona.
Vërshimi i menjëhershëm i ujërave solli përmbytjen e disa rrugëve, bllokut të banimit 11 janari në lagjen “Besëlidhja”.
Ndërkohë në verilindje të vendit raportohen rrëshqitje dheu dhe gurësh kryesisht në rrugët rurale në Kukës e Tropojë./Gazeta Sinjali/