image Sali Berisha krahason veten me Steve Jobs: Do ta ndryshoj Shqipërinë

Shqipëri

Sali Berisha krahason veten me Steve Jobs: Do ta ndryshoj Shqipërinë

news image

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha tha nga Durrësi se kthimi i tij në politikë ngjason me rastin e rikthimit të miliarderit Steve Jobs.

Ashtu sikur se Jobs ndryshoi botën me një I Pad, Berisha shprehet i vendosur të ndryshojë Shqipërinë.

“Kthimi im është si kthimi i Steve Jobs, i cili pas një seri pabesirash dhe qëndrimesh që e nxorën në rrugë, u kthye dhe me një I Pad-in ndryshoi botën,  ndërsa ne së bashku do ndryshojmë Shqipërinë”, tha Berisha, raporton abcnews.al.

Takimi i Berishës me demokratët e Durrësit u zhvillua sot në kuadër të  turit elektoral të Sali Berishës, i cili kandidon për kreun e Partisë Demokratike.

/GazetaSinjali/