image Durrësakët në protestë, kërkojnë zgjidhje për dëmet nga tërmeti

Shqipëri

Durrësakët në protestë, kërkojnë zgjidhje për dëmet nga tërmeti

news image

40 familje të një pallati në qytetin e Durrësit kanë zgjedhur të protestojnë mëngjesin e sotëm në mungesë të një zgjidhjeje nga instuticionet e shtetit lidhur me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i vitit të kaluar, raporton A2 CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

Pallati i tyre është klasifikuar në nivel dëmtimi DS4, por pretendimi i tyre qëndron në mosgjetjen e një zgjidhjeje të mëtejshme tek vendbanimi i tyre.

Sipas tyre, problemi qëndron edhe tek mosgjetja e banesave me qira që i ka detyruar të strehohen edhe në periferi, ndërsa nisja e vitit të ri arsimor penalizon fëmijët e tyre për të frekuentuar shkollat ku janë të regjistruar pranë vendbanimeve të mëparshme.

Një pjesë e familjeve janë larguar nga pallati i cili i përket rajonit numër 3, por ka edhe familje të cilët janë rikthyer për të jetuar në godinën e dëmtuar, pasi nuk ka përgjigje nga asnjë institucion për godinën nëse do të shembet apo rindërtohet, pavarësisht se tashmë janë lëvruar dhe grantet për rindërtim. /Gazeta Sinjali/