image Përmbyset kamioni me targa maqedonase në Kroaci (FOTO)

Rajon

Përmbyset kamioni me targa maqedonase në Kroaci (FOTO)

news image

Kamioni me rimorkio për transport veturash të tjera është rrokullisur në pjesën jugore të autostradës Bregana, në Lipovac të Kroacisë, njoftojnë mediat kroate.

Shoferi i kamionit është lënduar dhe është dërguar për mjekim në spitalin më të afërt.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, kur vetura me targa të Maqedonisë së Veriut është rrokullisur dhe për pasojë kanë rënë edhe veturat që ka qenë duke i transportuar.

Trafiku në autostradë është mbyllur për qarkullim në drejtimin lindor./GazetaSinjali/