image Përlotet Luana Vjollca teksa jep mesazhe kundër dhunës ndaj grave

Bota e Yjeve

Përlotet Luana Vjollca teksa jep mesazhe kundër dhunës ndaj grave

news image

Në emisionin e saj të përjavshëm, Luana Vjollca, shfrytëzoi disa minuta nga koha televizive që të japë një mesazh kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

E ulur në një luhatëse, me shkëlqimin e hënës nga mbrapa, me një kurorë me lule portokalli në kokë e me buzëqeshje në fytyrë, ajo tha:

“Nëse edhe ti mendon që lulja është e bukur atëherë çfarë nevoje ke t’a shkelësh pa asnjë arsye? Shihe pak, çfarë ngjyre ka, sa aromë të mirë ka. Është e vërtetë ndonjëherë edhe vyshket dhe ajo sërish lulëzon, ajo ekziston njësoj si ti. E në fakt ekzistencën nuk ia ke dhënë ti e si rrjedhojë nuk mund të ia marrësh ti”, tha Vjollca.

Ndërsa lotët nuk mundi t`i mbajë teksa tha se ka gra që kanë nevojë që dikush të flas për to andaj, secili që ka mundësi të flas e të luftoj për to e kundër dhunës.

/GazetaSinjali/