image Përleshjet mes nxënësve nuk kanë të ndalur, sulmohen me thikë dy të mitur në Drenas

Siguri

Përleshjet mes nxënësve nuk kanë të ndalur, sulmohen me thikë dy të mitur në Drenas

news image

Dy nxënës në Drenas janë arrestuar dje pasi që të njëjtit dyshohet se sulmuan me thikë dy nxënës të tjerë, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje që të miturit kishin mes vete.

Dy nxënësit që u sulmuan me thikë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa dy të miturit e arrestuar janë dërguar në mbajtje.

Rasti në Polici është iniciuar si “lëndim i rëndë trupor”

/GazetaSinjali/