Dy nxënës në Drenas janë arrestuar dje pasi që të njëjtit dyshohet se sulmuan me thikë dy nxënës të tjerë, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje që të miturit kishin mes vete.
Dy nxënësit që u sulmuan me thikë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa dy të miturit e arrestuar janë dërguar në mbajtje.
Rasti në Polici është iniciuar si “lëndim i rëndë trupor”