Një ngatërresë mes disa personave ka ndodhur sot në njërin nga stacionet e autobusëve në kryeqytet. Konflikti, motivet e së cilit ende nuk dihen ka eskaluar në sulm, me ç’rast lëndime kanë pësuar tre persona, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se në rasti ka ndodhur te stacioni në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ku të dyshuarit janë rrahur me njëri-tjetrin me grushte, për çka u desh intervenimi i Policisë.
Të dyshuarit fillimisht janë dërguar në spital për trajtim mjekësor, e më pas janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas mbledhjes së informacioneve të para, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari kryesor të ndalohet 48 orë dhe ndaj tij të iniciohet rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.