image Përleshje pas ahengut familjar ku u përdoren edhe armët

Siguri

Arrestim/ Përleshje pas ahengut familjar ku u përdoren edhe armët

news image

Katër persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Klinë, pasi që të njëjtit pas një ahengu familjar janë përleshur për shkak të një mosmarrëveshje mes tyre me ç’rast njëri nga të dyshuarit ka gjuajtur me armë me gaz në ajër.

Nuk raportohet për të lënduar në këtë rast.

Nga njëri person i dyshuari është konfiskuar një revole me gaz, ndërsa nga i dyshuari tjetër është konfiskuar një revole e llojit Zigan me 13 fishekë të kalibrit 9×19 mm.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa dy lirohen në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/