Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale. E gjatë konfrontimeve fizike, përpos grushteve shpesh përdoren edhe mjete të mprehta, të cilat në shumë raste kanë përfunduar me fatalitet.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se një rast i tillë ka ndodhur pak me parë në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Gjakovë, ku si pasojë e një përleshjeje, një person ka mbetur i therur me thikë.
Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shume informacione lidhur me rastin, mirëpo të njëjtit ende s’kanë kthyer përgjigje.
Sinjali do të iu mbajë të informuar.