image Përleshje në takimin e LVV-së në Mitrovicë, Bahtiri akuzon PDK-në

Politikë

Përleshje në takimin e LVV-së në Mitrovicë, Bahtiri akuzon PDK-në

news image

Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut nga radhët e VV-së, Agim Bahtiri, ka qenë i padëshiruar në lagjen ‘Tjegullore’ në Mitrovicë.

Kështu ka raportuar mediumi lokal ‘Jepi Zë’, derisa njoftoi edhe për përleshje fizike përgjatë takimit që po mbante në lagjen e Mitrovicës kreu aktual i komunës së Mitrovicës së Jugut.

Lidhur me rastin, ka reaguar vetë kryetari Bahtiri me anë të një postimi në Facebook, duke ua vënë fajin për tollovinë përkrahësve të PDK-së.

“Ndjej keqardhje për përkrahësit tonë, që sonte u sulmuan nga gangsterët e PDK-së në lagjen Bair, gjatë tubimit që po mbanim aty”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

“Po ndihem keq që po i jepni këtë fytyrë qytetit tonë të qetë, por ju veç po e tregoni fytyrën tuaj të vërtetë. Jo PDK, kështu nuk bëhet debati e as fushata!”, ka shtuar tutje ai. /Gazeta Sinjali/