image Përleshje në pompën “Shell” në Gjakovë: Theret me thikë një person, dërgohet me urgjencë në spital

Siguri

Përleshje në pompën “Shell” në Gjakovë: Theret me thikë një person, dërgohet me urgjencë në spital

news image

Përleshjet mes të rinjve janë bërë incidente që ndodhin pothuajse për çdo ditë në vendin tonë. Të tilla raste shpeshherë eskalojnë edhe në përdorimin e armëve e mjeteve të forta. Kështu ka ndodhur para një ore në pompën e derivateve “Shell” në Gjakovë, raportoj Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një rast të therjes me thikë që ka ndodhur në këtë pompë, ku ka mbetur i plagosur një 40-vjeçar.

Sinjali mëson se viktima është derguar në këtë qendër për trajtim mjekësor, teksa pasi Policia është njoftuar për rastin, i dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje momentale që palët kanë pasur mes vete.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Në Stacionin Policor në Gjakovë është raportuar se një person, mashkull i moshës madhore, për shkak të plagës së shkaktuar (dyshohet të jetë bërë nga sulmi me mjet të mprehtë) është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Policia ka identifikuar të dyshuarin dhe ka bërë arrestin e tij. Rasti është duke vazhduar me hetime”, tha Elezaj.

Sinjali do të iu mbajë të informuar për detajet e reja.

/GazetaSinjali/