image Përleshje mes nxënësve në Vushtrri, një i mitur përfundon në spital

Siguri

Përleshje mes nxënësve në Vushtrri, një i mitur përfundon në spital

news image

Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur së fundi në Vushtrri, ku janë përfshirë në një përleshje fizike disa nxënës të shkollës së mesme, raporton Gazeta Sinjali.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi ka përfunduar procesi mësimor, ku të dyshuarit pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes vete. Si pasojë e kësaj një i mitur ka mbetur i lënduar dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Sinjali mëson se të dyshuarit që u përfshinë në rast janë identifikuar nga Policia dhe tre prej tyre janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku njëri nga dëshmitarët ka deklaruar se në rrahje kanë qenë të përfshirë gjashtë nxënës.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.

/GazetaSinjali/