Dje në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren një mashkull shqiptar kishte shkuar në shtëpin e një romi për t`ia gdhendur një sopat, mirëpo ata të dy nuk u kuptuan për diçka dhe u fjalosën ndërmjet vete, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali nga burime brenda Policisë në Prizren merr vesh se i dyshuari i komunitetit rom e kishte sulmuar fizikisht viktimën, mashkull shqiptar, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, për çka i është dashur që të pranojë edhe tretman mjekësor.
Gjithashtu ky burim ka thënë se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.