image Përleshje me thika në Gjakovë, theret një person

Siguri

Përleshje me thika në Gjakovë, theret një person

news image

Një përleshje me mjete të mprehta ka ndodhur mbrëmë në komunën e Gjakovës.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se si pasojë e përleshjes është therur një person.

Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, por që ende nuk janë dhënë detaje lidhur me rastin.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar lidhur me ngjarjen.

/GazetaSinjali/