image Përleshje me armë zjarri në Prishtinë

Siguri

Siguri/ Përleshje me armë zjarri në Prishtinë

news image

Një person ka shtënë me armë zjarri, pas një konflikti verbal që ka pasur me një person tjetër, pasditën e djeshme rreth orës 15:05 në lagjen “Dardania” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia njofton se i dyshuari i cili gjendet në arrati nuk e ka plagosur askënd.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes policia bën të ditur se ka arrestuar njërin nga personat i cili ishte i përfshirë në konflikt.

Sipas raportin 24 orësh të policisë, te ai policia ka gjetur dhe ka konfiskuar një armë e cila ishte me leje. Andaj i arrestuari me vendim të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt.

“Policia ka dalë në vendngjarje ku ka takuar njërin prej të dyshuarve nga i cili është konfiskuar një revole  që ishte me leje dhe një karikator me 16 fishekë. I njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

I dyshuari tjetër sipas policisë gjendet në arrati.

“Rasti mbetet nën hetime dhe vazhdon në procedurë të rregullt”, përfundon raporti./Gazeta Sinjali/