image Përleshja në lokalin 'Shekulli' në Gjakovë: Këta janë 6 personat që u përfshinë, dy prej tyre punëtorë sigurimi

Siguri

Përleshja në lokalin ‘Shekulli’ në Gjakovë: Këta janë 6 personat që u përfshinë, dy prej tyre punëtorë sigurimi

news image

Policia mbrëmë ka intervenuar në lokalin “Shekulli” në Gjakovë, ku pati përleshje mes disa të rinjve, me ç’rast u përfshinë edhe dy punëtorë të sigurimit fizik. Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se gjashtë persona u kapën mes vete, dy prej të cilëve tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor. Fillimisht u rrahën katër klientë, e më pas ndërhyu sigurimi. Por kush janë të dyshuarit e përfshirë në këtë rrahje?

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se dy personat që u arrestuan dhe u dërguan në mbajtje për 48 orë janë Rexhë Brahimaj dhe Ardit Bejra, të cilëve iu kushtoi rrahja me ndalim policor.

Brahimaj dhe Bejra po dyshohet se janë përleshur fillimisht me dy vëllezër D.Syla dhe G.Syla, ku për pasojë ky i fundit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.  Ndërsa dy punëtorët e lokalit që u përfshinë në këtë rast janë B.Balaj dhe A.Bytyqi., të cilët janë liruar më pas bashkë me dy vëllezërit, të cilët po ashtu janë intervistuar në cilësinë e personave të dyshuar.  

Për motive akoma të panjohura të njëjtit janë rrahur me njëri-tjetrin, por u futën në telashe. Policia ka intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku janë prangosur të dyshuarit dhe janë shoqëruar në stacion policor.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 12:55, në rrugën “Martirët e Lirisë” ka ndodhur një rast i përleshjes, ku janë përfshirë 6 persona. Dy prej tyre me vendim të Prokurorit janë ndaluar dhe rasti është iniciuar “Lëndim i lehtë trupor”, tha Elezaj për Sinjalin.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/