image Përleshja në Gjakovë: Këta janë gjashtë të rinjtë që u arrestuan pasi u rrahën mes vete

Siguri

Përleshja në Gjakovë: Këta janë gjashtë të rinjtë që u arrestuan pasi u rrahën mes vete

news image

Gjashtë të rinj janë përfshirë në një rrahje të premten në afërsi të një lokali në rrugën “Nëna Terezë në Gjakovë. Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë se për motive ende të panjohura, të dyshuarit u rrahën mes vete dhe përfunduan në Polici.

Për rastin është vënë në dijeni edhe Prokuroria, me ç’rast kanë nisur hetimet ndaj të dyshuarve për veprën penale “Sulm”.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria bëjnë me dije se bëhet fjalë për Arian Zeneli (21-vjeçar), Adrian Zenelaj, (19-vjeçar), Endrit Gunga (18-vjeçar), si dhe tre të mitur: L.Z., O.G., B.M.

Të rinjtë që i zuri sherri me Policinë janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, tre prej tyre për 48 orë, ndërsa të miturit për 24 orë.

Konflikti mes tyre ka eskaluar në afërsi të një lokali dhe si pasojë tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.

Gazeta Sinjali mëson se tashmë janë siguruar edhe pamjet nga kamerat e sigurisë afër lokacionit ku ka ndodhur ngjarja, që do të zbardhin detaje për përleshjen. 

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/