image Përleshen 3 persona në Podujevë, njëri gjuan me armë zjarri

Siguri

Përleshen 3 persona në Podujevë, njëri gjuan me armë zjarri

news image

Dje, në orët e para të mëngjesit në fshatin Sfeqël të Podujevës, dy persona kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje, një person i tretë ka shtënë me armë zjarri në ajër, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit të të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 85 copë fishekë.

Sipas sinjalizuesve, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/