Lewis Hamilton nuk ia doli të fitonte titullin e tetë kampionat në Formula 1 të dielën, me Max Verstappen që siguroi titullin e parë në karrierë pas një suksesi emocionues në garën e fundit.
Piloti britanik i Mercedes, një legjendë e gjallë e garave të shpejtësisë, ka marrë një vlerësim të jashtëzakonshëm në vendlindje.
Princi Charles i Uellsit, i dha titullin “Sir” 36-vjeçarit, si shenjë vlerësimi për arritjet e jashtëzakonshme në sport. Hamilton bëhet piloti i katërt i Formula 1 që fiton titullin “Sir”.
Piloti ishte i shoqëruar nga nëna e tij në ceremoninë që u mbajt në Kështjellën e Winsdor. Një mirënjohje e lidhur edhe me aktivitetin e rëndësishëm të kryer nga Hamilton jashtë pistave dhe lidhur me projektet e përfshirjes dhe barazisë. /Gazeta Sinjali Sporti/