image Përkthyesi i raportit të Astrit Deharit tregon për presionin që iu bë nga Prokuroria gjatë përkthimit

Kosovë

Detaje/ Përkthyesi i raportit të Astrit Deharit tregon për presionin që iu bë nga Prokuroria gjatë përkthimit

news image

Përkthyesi i raportit të Astrit Deharit, Ismail Ismaili, ka treguar se një ditë pasi që ai e dorëzoi raportin e përkthyer në Prokurori, atij i është dërguar edhe një faqe përmes Viber-it me kërkesën që ta përkthejë sa më shpejtë.

“Dje ne mengjes ma kanë dërgu një fletë, konkluzionet, në viber, dhe më thanë të lutem përktheje sa më shpejtë. E mora me viber sa kam mujt e kam përkthy, nuk është përkthim i mirë”, ka deklaruar Ismaili.

Ismaili ka thënë se raportin e ka dorëzuar në Prokurori të mërkurën rreth orës 1, duke theksuar se nuk ka pranuar asnjë thirrje nga Prokuroria.

“Njeri i gjallë nuk më ka telefonu, asnjë prej Prokurorie s’me ka telefonu. Më ka telefonu të mërkurën Ismeti që merret me përkthime. I thash Ismet takohemi në ora 1, shkova e thirra Ismetin nuk e hapke telefonin”

“Hyra në prokurori në katin e parë, jam ulë aty e kam dorëzu raportin e perkthyer e kam nënshkru, është vulos në disa vende me ‘sekret’ ‘skeret’. Me sa e di une e kane qu raportin për Prizren atë ditë”, ka rrëfyer Ismaili në T7./Gazeta Sinjali/