image Përhapja rrëqethëse e koronavirusit nëpër botë, video-grafika që tregon zgjerimin gjatë muajve të fundit

Botë

OBSH/ Përhapja rrëqethëse e koronavirusit nëpër botë, video-grafika që tregon zgjerimin gjatë muajve të fundit

news image

Një video grafikë tregon shpërndarjen rrëqethëse të koronavirusit, që deri më tani ka infektuar më shumë se 97 mijë persona dhe ua ka marrë mbi jetën 3 mijë të tjerëve.

Koronavirusi është zgjeruar në më shumë se 80 vende të botës, kurse video grafika me të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tregon se sa shpejtë është përhapur.

Ky virus vdekjeprurës ngriti në këmbë botën e në veçanti Organizatën Botërore të Shëndetësisë, kur në provincën kineze Hubei u lajmërua në fillim në një treg ku shiteshin fruta deti, por që në të mungonte higjiena dhe prerja e tyre bëhej në mënyrën më primitive të mundshme.

Për realizimin e video-grafikës janë marrë të dhënat edhe nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Qendra Evropiane për Sëmundje dhe Parandalim dhe Komisioni kinez për Shëndetësi.