Një video grafikë tregon shpërndarjen rrëqethëse të koronavirusit, që deri më tani ka infektuar më shumë se 97 mijë persona dhe ua ka marrë mbi jetën 3 mijë të tjerëve.
Koronavirusi është zgjeruar në më shumë se 80 vende të botës, kurse video grafika me të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tregon se sa shpejtë është përhapur.
Ky virus vdekjeprurës ngriti në këmbë botën e në veçanti Organizatën Botërore të Shëndetësisë, kur në provincën kineze Hubei u lajmërua në fillim në një treg ku shiteshin fruta deti, por që në të mungonte higjiena dhe prerja e tyre bëhej në mënyrën më primitive të mundshme.
Për realizimin e video-grafikës janë marrë të dhënat edhe nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Qendra Evropiane për Sëmundje dhe Parandalim dhe Komisioni kinez për Shëndetësi.