image Përhapja e koronavirusit - Deri tani shtatë komuna të Kosovës janë futur në karantinë

Kosovë

Statistika/ Përhapja e koronavirusit – Deri tani shtatë komuna të Kosovës janë futur në karantinë

news image

Në Kosovë deri tani janë regjistruar 283 raste të prekura me Covid-19, 58 prej të cilëve janë shëruar, ndërsa 7 kanë vdekur. Nga 38 komuna në Kosovë, 26 janë prekur me koronavirus e shtatë nga to aktualisht janë futur në karantinë.

Komuna që më së shumti është prekur nga virsui Covid-19 është Malisheva, e cila kryeson me 65 rate të konfirmuara deri tash.

Pas saj vijnë, Prishtina me 46 raste të konfirmuara, Mitrovica e Veriut me 22, Vushtrria me 21, Ferizaj me 20.

Shtatë nga këto komuna janë futur në karantinë, masë parandaluese kjo e cila ende nuk është shfuqizuar nga asnjë komunë.

Komunat të cilat futur në karantinë janë: Prishtina, Ferizaj, Malisheva, Klina, Vitia, Zveçani dhe Mitrovica e Veriut.

Këtë mbrëmje është raportuar se njëzet raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Prishtinë. Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që kryeqyteti i Kosovës të futet në karantinë.

“Nga 94 mostra të testuara sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, për SARS-Cov-2, njëzet (20) prej tyre kanë rezultuar pozitive në Prishtinë”, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet një njoftimi./GazetaSinjali/