Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, që mundëson edhe tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti.
Menjëherë pas njoftimit për miratimin e këtij ligji, kanë filluar edhe talljet se “çfarë do të bëjnë kosovarët me paratë që do t’i tërheqin”, shkruan Gazeta Sinjali.
Disa nga talljet po bëhen në rrjetin social “Instagram”, janë pas një pyetjes që është bërë nga një faqe se “çfarë doni të bleni me centat që do të merrni nga Trust”, e disa përgjigjet ishin “aromë për veturë” dhe “5 marlboro”.