Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, më datë 12 korrik, kishte arrestuar e më pas me aktvendim të prokurorit të shtetit, ishin ndaluar dy persona, shtetas të Serbisë.
Ata “dyshohet se në bashkëkryerje kishin kryer veprat penale “Falsifikim i dokumentave”, “Legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe “Mashtrim”, duke falsifikuar leternjoftimin e një personi gjithashtu shtetas serb, respektivisht duke vendosur fotografinë e vetë në letërnjoftim të personit tjetër, e të njëjtin duke e shfrytëzuar dhe pretenduar shitjen e disa pronave rreth dhjetë (10) hektar në vlerë rreth një milion euro në një zonë në Komunën e Suharekës.
Tani janë siguruar dëshmi shtesë se edhe një person është i përfshirë në këtë rast, ku në bashkëkryerje me dy personat e tjerë të arrestuar me herët, dyshohet se kanë kryer veprat penale: “Falsifikimi i dokumenteve”, “Legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe “Mashtrim”, dhe me këtë rast sot datë 20.07.2022, është arrestuar edhe i dyshuari i tretë me iniciale (S.K,).”
I dyshuari pas intervistimit është ndaluar për 48 orë.
“Hetimet lidhur me këtë rast do të vazhdojnë në drejtim të arrestimit të personit të katërt dhe eventualisht personave tjerë të përfshirë në këtë rast”. thuhet në komunikatën e Policisë.