image Përgatitet një hetim për TikTok edhe në Evropë

Aplikacione

Përgatitet një hetim për TikTok edhe në Evropë

news image

Rregullatori i intimitetit të të dhënave francize CNIL njoftoi se ka nisur një hetim paraprak për aplikacionin TikTok sepse ka marrë një ankes nga një përdorues.

Aplikacioni TikTok, tashmë është nën hetim nga autoritetet amerikane, holandeze dhe Bashkimi Evropian, në lidhje me çështjen e intimitetit të të dhënave.

“Në maj, morëm një ankesë kundër TikTok, e cila aktualisht është duke u hetuar”, tha një zëdhënës i CNIL.

Agjencia britanike kujton se zyrtarët amerikanë pretendojnë se TikTok kinse paraqet rrezik për sigurinë kombëtare për shkak të mënyrës së përpunimit të të dhënave.

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar të ndalojë TikTok-un nëse ByteDance nuk pranon ta shesë atë brenda 45 ditëve.

Një hetim i ngjashëm u njoftua në maj nga rregullatori holandez për mbrojtjen e të dhënave. /Gazeta Sinjali/