image Pergamena e falur nga Britania, flamujt e shtypur në Turqi dhe veprimi i Kosta Rikës – detaje interesante nga Pavarësia

Kosovë

Detaje/ Pergamena e falur nga Britania, flamujt e shtypur në Turqi dhe veprimi i Kosta Rikës – detaje interesante nga Pavarësia

news image

Sot Kosova po feston 12-vjetorin e pavarësisë të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008 dhe të njohur nga 116 shtete. Në fakt, përvjetori i pavarësisë e ka gjetur Kosovën me qeveri të re, ku për herë të parë Albin Kurti është bërë kryeministër i vendit.

Por për t’u kthyer pas në kohë, janë disa detaje që 12 vite më parë kishin ndodhur në Kosovë. Fillimisht pavarësia e Kosovës ishte shpallur në ora 15 e 39 minuta.

Në atë seancë të Kuvendit të Kosovës ishte prezantuar flamuri i Kosovës, ndërsa dizajnuese i saj ishte Muhamer Ibrahimi.

Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kishin ardhur disa njohje nga shtete të ndryshme. Shtetet e para që kishin njoh Kosovën kishin qenë, Afganistani, SHBA-të, Franca, Kosta Rika, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe dhe shtetet e tjera.

Përveç se Britania e Madhe kishte njohur shtetin e Kosovës menjëherë, Britania e Madhe kishte kontribuar edhe me pergamenën e vjetër 200-vjecare që i kishte dhuruar Kosovës.

Në atë pergamenë është nënshkruar deklaratë e pavarësisë së Kosovës ku gjendet edhe sot në zyrën e kryetarit të Kuvendit.

Përveç pergamenës, aty gjenden edhe lapsi me të cilin vënë nënshkrimet, listat e nënshkrimeve të deputetëve pjesëmarrës seancë, si dhe flamuri i vendosur në seancën e shpalljes së pavarësisë. Muzeu i Londrës ishte ai që ia fali Kosovës pergamenën për shpalljen e pavarësisë.

Ndërkohë flamujt e parë të Kosovës ishin shtypur në Turqi, për të ardhur më pas në Kosovë./Gazeta Sinjali/