image Përfundon takimi VV-LDK: Cila është çështja që LDK kërkon sqarime shtesë nga VV

Kosovë

Takim/ Përfundon takimi VV-LDK: Cila është çështja që LDK kërkon sqarime shtesë nga VV

news image

Ka përfunduar edhe takimi i radhës mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, për krijimin e një koalicioni të mundshëm pas zgjedhjeve të 6 tetorit ku VV dhe LDK dolën dy partitë e para.

Arben Gashi, ish-deputet nga radhët ë LDK-së ka thënë se në këtë takim është diskutuar për Ushtrinë e Kosovës si dhe për çështje të tjera të sigurisë.

Gashi ka thënë se është diskutuar edhe për sundimin e ligjit, Vetingun dhe për krijimin e një zyre të veçantë e cila do të merrej me pasuri të paarsyetuar.

“Siguria e jashtme që ka të bëjë me Ushtrinë e Kosovës dhe me ngritjen e saj për anëtarësim në NATO, për sigurinë në trafik, sigurinë publike dhe çështje të tjera të sigurisë”.

“Folëm për sundimin e ligjit që ka të bëjë më gjykatat, prokuroritë, folëm për Vetiungun dhe folëm për krijimin e një zyre të veçanta e cila do të ngrihet një zyre që mund të quhet Zyra e Hetimit”, ka deklaruar Gashi.

Më tutje, ai ka thënë se është diskutuar edhe për krijimin e Institutit për Krime Lufte, për çka sipas tij kanë pasur pajtueshmëri të plotë.

“Në të njëjtën kohë me propozomi të VV folëm për Institutin e Krimeve të Luftës dhe ligjin e luftës dhe për të gjitha këto çështje patëm një pajtueshmëri të plotë”, tha më tutje ai.

Sipas Gashit në të vetmen çështje ku ka nevojë për sqarime shtesë nga diskutimi i sotëm, lidhet me krijimin e zyrës për hetime.

“Vetëm zyra shtetërorë për hetime ka nevojë për sqarime dhe për të parë se a cenon sistemin kushtetues të Kosovës dhe për të parë se a duhet të ketë ndryshime në ligje”, ka thënë ai.

Më tutje Gashi ka thënë se për LDK-në çështja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale është çështje e kryer pasi vec ka filluar punën kjo gjykatë.

“Dhomat e Specializuara janë të Kosovës, por janë të vendosura në shtetin e tjetër dhe për ne këto dhoma duhet të ekzistojnë dhe duhet ta kryej punën e vetë. Besoj që kështu duhet të jetë edhe për Vetëvendosjen sepse kthim prapa nuk ka”, ka deklaruar Gashi./Gazeta Sinjali/