Për rreth dy orë diskutimesh, ka përfunduar takimi i thirrur nga Ambasada e Amerikës në Kosovë, për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Të ftuar në këtë diskutim ishin shoqëria civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë e diplomatë, raporton Ekonomia Online.
I parë që u pa teksa po dilte nga ky institucion diplomatik, ishte ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, shefi i BE-së, Tomas Szunyog, shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi e të tjerë.
Në takim ishin edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, si dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Zyra e Kryeparlamentarit nga shefi i stafit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kërqeli. Derisa nga Presidenca Blerim Vela në këtë diskutim.
Pjesëmarrjen gjithashtu e patën kanë konfirmuar zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi, e ministri për komunitete dhe kthim, Nenad Rashiq.