image Përfundon takimi me presidentin, Kurti tregon se çfarë diskutoi me Thaçin

Kosovë

Deklarata/ Përfundon takimi me presidentin, Kurti tregon se çfarë diskutoi me Thaçin

news image

Fare pak minuta ka zgjatur takimi ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe presidentit Hashim Thaçi.

Pas takimit, Kurti ka thënë se i janë përgjigjur përpjekjeve dhe pyetjeve të presidentit për formimin e qeverisë së re. Ai tha se presidenti është zotuar se do ta zbatojë ligjin e Kushtetutën dhe praktikat e mëhershme, raporton Gazeta Sinjali.

“Pyetjeve dhe përpjekjeve të presidentit për formimin e qeverisë së re i jemi përgjigjur me qëndrimet tona… Kushtetuta thotë se pas mocionit, ajo që ngelet është të shkohet në zgjedhje të reja”.

“Presidenti u zotua që do ta zbatojë ligjin, Kushtetutën dhe praktikat e mëhershme. E ne e dimë se si kanë qenë praktikat e mëhershme. Pas mocionit është shkuar në zgjedhje”, tha Kurti. /Gazeta Sinjali/