Ka përfunduar takimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me Lord Stuart Peach, i Dërguar i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.
Para se të takohej me Kurtin, Peach është takuar edhe me presidenten Osmani e po ashtu më herët ka takuar edhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës Bedri Hamzën.
Në takim me Lordin Peach, Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara dhe të angazhuara për paqe dhe siguri.