image Përfundon sondazhi i Marcas: Ronaldo, futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave

Futboll

Futboll/ Përfundon sondazhi i Marcas: Ronaldo, futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave

news image

Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin “GOAT” të organizuar nga “Marca”. Ndjekësit e gazetës spanjolle sportive votuan legjendat e ndryshme të futbollit përmes sondazheve në sfidat me nokaut dhe zgjodhën yllin e Juventusit si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.

Portugezi fitoi çmimin “GOAT” pasi mposhti Leo Messin, në finalen mes dy fenomenëve që kanë dominuar futbollin botëror në vitet e fundit. Kampioni i Juventusit mposhti edhe rivalë të tjerë si Maldini, Zidane dhe Maradonën.

Ne finale portugezi mori 54% të votave: 246 mijë në total. Messi , nga ana tjetër, ndaloi në shifrën 46%, duke mbledhur 209 mijë vota. Në gjysmëfinale, Portugezi kishte eliminuar Maradonën (59% kundër 41%) ndërsa Messi mundi Ronaldo (brazilianin) me 52% të votave.

Pozitën e tretë e zuri braziliani Ronaldo, i cili mposhti me 51% Maradonën, në një garë tejet të ngushtë votash./Gazeta Sinjali/