Ka përfunduar seanca e parë në Gjykatën Speciale ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit, shkruan Gazeta Sinjali.
Mbrojtja e Gucatit në këtë seancë ka kërkuar që Gucati të lirohet për shkak të problemeve të tij shëndetësore.
Kurse Prokurorja e Gjykatës Speciale njoftoi se në një periudhë të shkurtër kohore pritet të ngritet aktakuzë ndaj Gucatit. /Gazeta Sinjali/