Ka përfunduar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Kryetari i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka përmbyllur seancën e Kuvendit të Kosovës.
Në këtë seancë u betuan 111 deputetë sa qenë të pranishëm.
Me 75 vota pro, 27 kundër dhe 6 abstenime është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pasi është propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për këtë post.
Pas zgjedhjes së nënkryetarit të LVV-së, Glauk Konjufcës në postin e kryetarit të Kuvendit, deputetët kanë votuar edhe nënkryetarët.
Nënkryetarja e parë nga LVV do të jetë Arbërie Nagavci, nga LDK Kujtim Shala, nga PDK Memli Krasniqi./Gazeta Sinjali/