image Përfundon seanca, Hazir Borovci vazhdon dëshminë nesër

Drejtësi

Përfundon seanca, Hazir Borovci vazhdon dëshminë nesër

news image

Nesër, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në procesin e gjykimit të Salih Mustafës, do të vazhdojë dëshminë e tij dëshmitari i katërt i mbrojtjes, Hazir Borovci.

Ndërkohë, gjatë seancës së sotme Borovci ka treguar se me Mustafën u takua në pjesën e parë të prillit të vitit 1999 në fshatin Butovc, por sipas tij ata janë takuar edhe disa herë në të njëjtin fshat.

Para trupit gjykues ai ka thënë se është i bindur se Mustafa është i pafajshëm.

Ai ka thënë se me Mustafën i ka lidhur puna për çlirimin e Kosovës dhe organizimi i ndihmave për civilët shqiptarë.

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, Borovci ka thënë se ishte pjesë e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmes njësisë BIA.

Ndër të tjera ka thënë se nuk ka pasur dallime politik apo fetare brenda Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kujtojmë që Salih Mustafa u arrestua më 24 shtator 2020 me pretendimin për krime lufte.

/GazetaSinjali/